E ftuar ditën e sotme në studion e lajmeve në “Ora News” nën moderimin e Lili Saraçit për të diskutuar për ngjarjet sportive më dinamike ishte psikologia Lenida Halilaj, që është dhe përkthyese e trajnerit të Kombëtares tonë të futbollit, Sylvinho.

“Për të dhënë një mesazh të caktuar natyrisht që duhet të jesh në dijeni mbi atë çfarë ai do të thotë para mediave.

Përkthimi është një përgjegjësi e madhe, pasi ka dhe një formë ndryshe të teknikave të përdorimit të fjalëve. Pasi duhet jo vetëm t’i përkthesh, por edhe t’i kthesh në kontekstin shqiptar të përdorimit të përditshëm të fjalive.

Unë nuk e di se si ia bën ai të flasë pas ndeshjeve, pasi është gjithë kohën duke bërtitur”, u shpreh përkthyesja e trajnerit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Po ashtu, Lenida Halilaj tregoi dhe atë se çfarë ndodh pas kuintave në përfundim të ndeshjeve mes lojtarëve dhe Sylvinhos.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME PËRKTHYESEN E KOMBËTARES LENIDA HALILAJ