Publikohet lista e lojtarëve të Shqipërisë që do të futen në fushë nga minuta eparë ndaj Çekisë.
Konkretisht, në portë: Strakosha,
Në mbrojtje: Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mitaj
Në mesfushë: Ramadani, Asllani dhe Laçi,
Dhe në sulm: Asani, Bajrami, Daku
Kombëtarja luan ndaj Çekise ndeshjen e tretë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.
Padyshim që lojtarëve u kërkohet të japin maksimumin në fushën e lojës për të arritur një gjë të tillë, por për dy futbollistë, maksimumi do të jetë edhe duke eliminuar ndonjë karton të verdhë që mund t’u rezultojë fatal.
Rregulloja e Ligës së Kombeve në fazën në grupe parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme, për takimin pasardhës. Kjo situatë bën pak më të komplikuar ndeshjen sot të Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës.
Të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar 2-1 po në Pragë ndaj Ukrainës, dhe në momentin që ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, do të humbasin ndeshjen e radhës me kuqezinjtë.
I ndëshkuar me karton të verdhë, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, është edhe Myrto Uzuni, por ky i fundit nuk është pjesë e grumbullimit pasi u tërhiq për shkak dëmtimi.