50 artistë, 50 vjet dhe një kapitull i ri që çelet nga galeria e famshme e artit kontemporan, Marian Goodman në Manhatten.
Një prej galerive të vogla më të mëdha, e përshkruan New York Times, që lartëson historinë e saj konceptuale duke sjellë artistë të rinj për sytë e tyre e duke i shpalosur tregut veprat e tyre.
Gazeta prestigjioze e nis shkrimin me një rrëfim-kujtesë të historikut të jashtëzakonshëm të galerisë ikonike, të cilën Marian Goodman e hapi në 1977, kur menaxherët e aseteve nuk e kishin ende në vëmendje botën e artit.
Tani, sigurisht gjërat kanë ndryshuar, e teksa galeria po shpërngulet tashmë në një ndërtesë të madhe në zonën e lakmuar TriBeCa, ekspozita inauguruese e veprave të 50 artistëve gjatë gati një gjysmë shekulli e cila çelet të shtunën, kërkon të tregojë se ka një listë që peshon shumë për historinë e artit.
Mes tyre, Sabine Moritz, “Underground V” e Sabine Moritz-it, ngjyrat dhe energjia e përgjithshme e së cilës të kujtojnë sfondin e “Les Demoiselles d’Avignon” të Picasso-s. Penelatat e bollshme të vitit 2002 të Frize në akrilik dhe rrëshirë, që i japin pikturës së tij “Otona” shkëlqimin e ylbertë të një pellgu me benzinë.
Secila prej tyre, në një mjedis tjetër, mund të duket e parëndësishme; së bashku këtu ata janë po aq tërheqës sa një peizazh natyror. E në krah të tyre, edhe “Qeramikat e bukura, botanike dhe seksuale të Edi Ramës, të pikturuara sioc e përshkruan NYT, në një gamë të shndritshme përplasjeje”.
Një lloj dhome me art konceptual”, Rama e kishte hapur në muajin qershor edhe në Paris, e tashmë do të jetë pjesë edhe e ndryshimit të faqes së re të Goodman.
Puna e Ramës është përfshirë gjithashtu në ekspozita të shumta me dy persona ose në grup, duke përfshirë Bienalen e São Paulo (1994); Haus der Kunst, Mynih (2004); Qendra Pompidou, Paris (2010); Bienalen e Marrakeshit, Marok (2015); Muzeu i Ri, Neë York (2016); dhe Bienalen e Venecias (2003 dhe 2017).