Real Madridi duhet të kënaqet me një çmim ngushëllues, atë të Klubit më të Mirë në kategorinë e meshkujve. Askush nga klubi spanjoll nuk u ngjit në tribunë për ta marrë.
Ishte momenti në të cilin u duk qartë se si klubi Merenges mungoi në këtë ceremoni, në solidaritet me Vinicius dhe Carvajal. Për Madridin nuk ishte ngushëllim porn jë nxjerrje në pah të zhgënjimit për faktin se asnjë nga lojtarët e tyre nuk u paraqit për të tërhequr trofeun.
Këtë herë të paktën nuk pati polemika në këtë çmim për klubin më të mirë. Ndryshe nga viti 2022, kur ai ishte favorit i madh, por Manchester City ia rrëmbeu çmimin në një votim që ngriti shumë diskutime.