Fan Noli merr rrugën e gjatë nga Amerika dhe në 16 shtator 1920, mbërrin me anije në portin e Durrësit, por prefekti i Durrësit e pengon të zbresë në tokën shqiptare.
Kështu e nis studiuesi Ilir Ikonomi vëllimin e dytë të biografisë së Fan Nolit, që përshkruan fillimin e viteve 1920, në folenë e grerëzave të politikës shqiptare, siç ai e quan.
“Është një titull që i përshtatet shumë mirë Fan Nolit, sepse ai në fakt ishte një rebel. Nga studimet që kam bërë, kam arritur në konkluzionin se po, kështu ishte, guxonte t’i thoshte jo gjërave që shkonin kundër rrymës”, u shpreh Konomi.
Me një ndërthurje të biografisë me historinë, autori sjell detaje që kanë për qëllim që lexuesi të futet në atë epokë, ta ndiejë dhe jo ta gjykojë me kriteret e sotme.
“Kam arritur në zbuloj arkivin e Lidhjes së Kombeve 1920-24, kam gjetur dokumente ashtu sikurse e kam mbajtur fjalimin Noli. Kam gjetur që ishte veshur civil në fjalimin e famshëm në Lidhjen e Kombeve”, shtoi ai.
100 vite pas trazirave të bujshme të vitit 1924, Ikonomi synon të sjellë personazhet e librit thjesht si njerëz që ka prodhuar koha, pa heronj apo tradhtarë, në një përpjekje për të treguar të vërtetën, bazuar në faktet e siguruara nga arkivi i gjerë brenda dhe jashtë vendit.