Në Tiranë, nën kujdesin e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, ambasadës Gjermane dhe agjencisë për diasporën është zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare.
Janë diskutuar çështje të lidhura me fuqizimin e politikave për orientimin e migracionit drejt zhvillimit përfshi fuqizimin në rrjetit të bashkëpunimit të grave në emigracion.
Linda Rama, eksperte për politikat publike dhe çështjet zhvillimore u ndal në rëndësinë e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes europiane.
“Agjenda e BE-së nuk është një agjendë që mund të bëhet nga një aktor, sado i fuqishëm të jetë ky aktor”, tha ajo.