TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në këtë mbledhje është diskutuar për seancën plenare të së enjtes, që do të jetë e ngjeshur për shkak se do të bëhet bashkë dhe rendi i së enjtes së kaluar.

Gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj, raporton se fokus i punës së grupit të PS ishte te miratimi i projektligjeve dhe punës në parlament.

Të pyetur se si e komentojnë sjelljen dhe qëndrimet e opozitës, ata kanë shtuar se “nuk kemi çfarë të diskutojmë”.