Operacioni i suksesshëm për Gleison Bremer: Mbrojtësi i Juventusit iu nënshtrua një operacioni në Lyon për të rindërtuar ligamentin e përparmë të kryqëzuar të gjurit të majtë, i dëmtuar gjatë ndeshjes së Champions League kundër Leipzig dhe tashmë do të fillojë procesi i rehabilitimit.
Sezoni i tij, në çdo rast, tashmë ka përfunduar dhe Thiago Motta dhe klubi do të duhet të kërkojnë zgjidhje për ta zëvendësuar atë në qendër të mbrojtjes.
Njoftimi për shtyp i Juventusit
“Këtë mëngjes Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë të gjurit të tij të majtë.
Operacioni, i kryer në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lyon, nga doktori Bertrand Cottet-Sonnery, në prani të menaxherit shëndetësor të Juventusit, Dr. Luca Stefanini, ia ka dalë në mënyrë perfekte dhe futbollisti do të nisë procesin e rehabilitimit me qëllim rifillimin e aktivitetit konkurrues në ditët në vijim”.
Klubi i Juventusit nuk jep hollësi se kur do të rikthehet qendërmbrojtësi, por përvojat mjekësore të rastit tregojnë se me gjasa sezoni ka përfunduar për brazilianin Bremer.