Pesë persona, përfshirë tre fëmijë u vranë të hënën pasi një 15 vjeçar hapi zjarr ndaj tyre në Uashington. Personat u gjetën të vdekur brenda një shtëpie në Fall City.
Policia vuri në pranga autorin e dyshuar ndërsa një adoleshent tjetër u dërgua në spital me lëndime. Sipas autoriteteve, viktimat janë anëtarë të një familjeje por nuk dihet lidhja me autorin e mitur.