Shkolla “Musine Kokalari” në Kombinat, pas irndërtimit nga Bashkia e e Tiranës u përurua dhe është gati për nxënësit e zonës.
Kryebashkiaku Erion veliaj vuri në dukje fakti se Kombinati është transformuar me shkolla që janë dhe më të mira se qendra e Tiranës.
“Ky është një projekt, të cilin e kemi pasur shumë për zemër. Më vjen mirë që Kombinati është transformuar totalisht. Tani do hedhim shortin për banesat e reja tek lagjja e re. Fakti që sot kemi shkolla si ‘Musine Kokalari’, ‘Myslym Keta’, që i kemi bërë me BE dhe miqtë e PNUD-it, kemi ‘Lasgush Poradecin’, ‘Betim Muçon’, krejt papritur i kanë zili edhe ish-Blloku dhe qendra e Tiranës. Papritur, Kombinati ka shkolla shumë më të mira se qendra e Tiranës dhe mund të themi më të mirat në Republikë. E vetmja aspiratë që kemi është të shohim rezultatet. Sa më lart të dali shkolla në rezultate, edhe BE, edhe miqtë e PNUD-it, edhe ne të bashkisë, edhe Ministria, thonë: Ia vlejti stresi, sherri, shamataja, ato debatet e vogla, cic-micet e politikës. kur shohim që fëmijët kanë rezultate spektakolare”, tha Veliaj.
Me rindërtimin e shkollës “Musine Kokalari” nuk është me nevoja që fëmijët dhe mësuesit ta bëjnë mësimin me dy turne.