Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Presidenti Begaj vlerëson së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.
“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi. Jam shpresëplotë për progresin dhe suksesin!”- shkruan Begaj.