Dëshmia e të enjtes mbrëma e ish gardisti Paro Laçi, nuk është e para që akuzon ish Presidentin dhe njerëzit e tij, se goditën me armë diplomaten amerikane në marsin e vitit 1997. Në fakt i pari që ka folur për ngjarjen e 13 marsit të atij viti të errët, ka qenë truproja e Sali Berishës në kohën kur ishte President. Në një intervistë nga arratia në vjeshtën e vitit 1998 pohon fjalë për fjalë të njëjtën gjë. Pohimi i tij është bërë në kohën kur ai ende ishte i afërt me kryetarin e Partisë Demokratike.
“Unë ndjenjën time ndaj Berishës e kam treguar gjatë marsit të rebelimit komunist, kur të gjithë njerëzit që ai mbante pranë e lanë në baltë, derisa ai ngeli vetëm në Presidencë. Unë dhe vëllai im thirrëm miq dhe shokë nga Tropoja, për të organizuar mbrojtjen e institucionit të vetëm shtetëror që kishte mbetur në Shqipëri dhe që pengonte coptimin e mëtejshëm të vendit. Ai 13 mars I 1997-ës ka qenë dita më e veshtirë e jetës time.”
Izet haxhia, një prej njerëzve të afërt të Sali Berishës tregon per oret kur aid he mbeshtetesit e armatosur te presidentit kishin goditur me zjarr makinen me targa diplomatike amerikane, sapo kishte rënë nata e 13 marsit, e cila kishte kaluar para presidences rastesisht, nje ore pasi, ata kishin shkembyer zjarr me nje makine pa targa.
“Por aty nga ora shtatë e pasdites para Presidencës kaloi një fuoristradë e bardhë NISSAN, pa targa, e blinduar, e cila nuk iu përgjigj paralajmërimeve tona, por fillojë të shtijë pa pushim në drejtim të ndërtesës. Rreth orës tetë të mbrëmjes, pranë Presidencës u afrua dhe një furgon, dhe ky pa targa, që fillojë të shtijë pa paralajmërim. Menjëherë dhe në filluam të shtimë. Mbi makinë kanë rënë mbi një mijë plumba, dhe mjeti u përplas në një pemë anash Presidencës. Por, për fat, personat që ishin brenda shpëtuan pa u vrarë. Ishin tre veta, njëri prej tyre u largua në drejtim të paditur, ashtu I plagosur siç ishte. Dy të tjerët, edhe ata ishin plagosur dhe ne I nisëm direkt për në spital. Kur I verifikuam, dolën se ata ishin ish policët, ndërsa furgoni ishte mbushur plot me armë. Rreth orës tetë e gjysmë të mbrëmjes kaloi para Presidencës, tre herë rresht, fuoristrada e blinduar e atasheut ushtarak amerikan, e cila nuk iu bind urdhërit që të ndalonte. Ne shtimë ndaj saj, por ajo u largua me shpejtësi për në ambasadë. Njerëzit që ishin brenda, së bashku me atasheun, u evakuuan shpejt herët në mëngjes…”
Haxhia flet per evakuim, cka mbeshtet deshmine e paro lacit, I cili thote se ekipi I diplomateve amerikane, qe perfshinte sipas tij edhe ambasadoren marisa lino, u evakuuan ne mengjes prej hotel rogner, aty ku u desh te strehoheshin pasi u goditen nga njerezit e armatosur te berishes nga presidenca.
Paro Laci tha se ishte gati te deshmonte per kete ngjarje ne spak, ndersa izet haxhia sot eshte ne burg, duke shlyer denimin si pjesemarres ne aksionin para dhe pas vrasjes se azem hajdarit. Marrja e deshmive te reja prej tyre, mund te hidhte keshtu drite mbi nje nga ngjarjet me misterioze te nates se 13 marsit, e cila ka qene dhe dita me e erret qe ka perjetuar tirana ne ngjarjet e vitit te erret 1997.