Sipas Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, sistemi shumë i avancuar i mbrojtjes kundër raketave që SHBA-ja njoftoi se do ta dërgojë në Izrael, tani është “në vend”. Bëhet e ditur se Bateria e Terminalit të Mbrojtjes së Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD) ka aftësinë për të shmangur raketat balistike brenda ose jashtë atmosferës, shkruan Sky News,
Ajo kërkon një ekuipazh prej 95 ushtarësh për ta operuar atë, të cilin SHBA-ja po ia dërgon Izraeli. THAAD nuk mban një kokë lufte, përkundrazi mbështetet në energjinë e tij kinetike të goditjes për të shkatërruar raketat që vijnë.