Sokol Balla ka paralajmëruar Gazment Bardhin se mund të ketë fatin e Ervin Salianjit, ose… Vis Martinajt.
“Çdo ditë Gazmend Bardhit po i shtohen çështje që lidhen me drejtësinë, edhe Spak e paralajmëroj, e njoftoj se mesazhet që e lidhnin me Ervis Martinaj ishin të sajuara duke e këshilluara që të mos nxitohej herë tjetër ai dhe të tjerët për të publikuar materiale të paverifikuara.
Ndoshta dhe një paralajmërim që ai të moa thellohet me gabimet e Salianjit pasi karma rikthehet herë në formën e Vinit, herë në formën e Visit dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur”- tha Balla në emisionin e tij të mbrëmshëm.
Pas kësaj ka reaguar Gazment Bardhi, me një letër drejtuar sokol Ballës.
“LETËR PUBLIKE GAZETARIT DHE DREJTORIT TË ABCNEWS SOKOL BALLA
I dashur Kol Balla,
Familja ime, bashkëpunëtorë dhe miq të mi, më nisën të shqetësuar një video (video më poshtë – pjesë e shkëputur nga editoriali hyrës i emisionit tënd) ku më “këshilloje” që të mos thellohem në denoncime pasi karma të kthehet herë në formën e Vinit (në burg) e herë në formën e Visit (i zhdukur dhe i dyshuar se është vrarë), dhe në çdo rast fundi nuk është i lumtur.
Të falënderoj shumë për “këshillën”, por më lejo të të informoj ty dhe përmes teje Edi Ramën, se unë kam vendosur t’i shërbej interesit publik, pra do të THELLOHEM në denoncime! Por si gjithmonë, me fakte e prova!
Fati i keq i Edi Ramës dhe kujtdo që leh për llogari të pushtetit të tij është që kurrë nuk ka ndodhur që denoncimet e mija me fakte e prova të kenë rezultuar të pavërteta. Propaganda i ka sulmuar për disa ditë, por nuk e ka mbuluar dot kurrë të VËRTETËN!
Prandaj, rri i qetë dhe mos u shqetëso për fundin tim! Ndërkohë, fillo e shqetësohu seriozisht për fundin e Edi Ramës dhe të kujtdo që leh çdo ditë për llogari të pushtetit të tij”, shkruan ai.