71.3% e qytetarëve të pyetur janë dakord me pezullimin e 25 deputetëve të opozitës pas djegies së karrigeve në parlament. 26.3% shprehen kundër, ndërsa 2.4% janë të dyzuar.
Kjo e shfaq në sondazhin e ‘Termometrit politik’ të zhvilluar nga Eduard Zaloshnja në bashkëpunim me ‘Frontline’ Report Tv. Në sondazh janë pyetur zgjedhës të prirur për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
Të ndarë më pas, vetëm në Shqipëri janë 70.5% pro pezullimit të deputetëve, 27.7% shprehen kundër, 1.8% të dyzuar. Ndërsa zgjedhësit e prirur për të votuar që jetojnë në emigracion, 73.2% janë pro pezullimit, 23% janë kundër, 3.8% janë të dyzuar./REPORT TV