LUKSEMBURG- Shqipëria shënoi këtë të martë një tjetër moment historik në Procesin e Integrimit Europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi tha se Shqipëria asnjëherë nuk e frenoi hapin e saj dhe dëshirën për të qenë një vend anëtar i BE-së.
Ai theksoi se BE e ka përshpejtuar ritmin dhe vendet kandidate duhet të bëjnë më shumë në përmbushjen e reformave.
“Nisëm të ndërtonim Evropën në Shqipëri, kemi trajtuar çështje, që mendoj se kanë qenë probleme prej dekadash. Psh Baypass e Vlorës, që e kemi përuruar. Kemi Kolegjin e Evropës në Shqipëri dhe kjo ka ndodhur pasi Shqipëria kurrë nuk është stepur drejt rrugëtimit drejt BE. Shpresoj që kjo të vijojë. Shqipëria anëtare deri në fund të mandatit të ardhshëmNë terren duhet të zbatojmë planin e investimeve. BE po e përshpejton ritmin dhe ndërkohë që pret që ju të ndërmerrni hapat e nevojshëm për reformat, që ju të bëheni anëtar”, tha ai.