Juristi Kreshnik Spahiu komentoi arrestimin në rrugë të Ilir Metës. Në ‘5 Pyetjet me Babaramon’ mendon se ky lloj arrestimi ishte mesazh për këdo që shantazhon drejtësinë.
‘Shumë e kanë toleruar kur ka kërcënuar me çdo gjuhë njerëzit e drejtësisë. Pse qenka normal kur shan çdo prokuror dhe anormale kur kapet zvarrë në rrugë? Arrestimi i sotëm mesazh për vendosjen e autoritetit drejtësisë kur politika e ka nëpërkëmbur drejtësinë. Nuk ka pengesë proceduriale që një masë sigurie ekzekutohet në rrugë. Nuk ka asnjë pengesë në kodin e procedurës penale për ekzekutimin e masës së sigurisë.’