Juristi Kreshnik Spahiu ka hedhur kritika të forta ndaj presidentit të federatës shqiptare të futbollit Armand Duka për bashkëpunimin me Serbinë për organizimin e Kampionatit Europian U-21.
Referuar edhe tifozëve kuqezi mbrëmë në ndeshjen Republikë Çeke-Shqipëri 2-0, Spahiu i mbështet ata në thirrjet e tyre kundër presidentit Duka dhe i kërkon këtij të fundit të paktën organizimin me Kosovën të një kampionati futbolli sikurse Liga MLS, mes SHBA dhe Kanadasë.
‘Mbështes tifozat kuqezi që i bën thirrje Dukës të ndërpres bashkëpunimin për kampionatin Europian U-21 me Serbinë. Përpara se të bënte kampionat të krijonte ligë kombëtar me Kosovën siç e ka Amerika me Kanadanë. Por nëse na duhet të kemi dy përfaqësuese me Kosovën, të paktën të kemi ligën e kampionatit. Si ka mundësi një komb kaq i vogël me dy liga futbollit?! Duka të heq dorë nga bajraktarizmi. A kemi një festival muzikor? Zëra nga Kosova kanë shkuar në festivalin europian.’