Juristi Kreshnik Spahiu e sheh si pozitive vizitën e nesërme të presidentit turk Erdogan në Tiranë i cili do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.
Më tej ai thekson në Studio Live se PS dhe Rama kanë partneritet të fortë me qeverinë turke, ndryshe nga Berisha që ka aleate Athinën dhe Greqinë.
‘Vizita e liderit turk është shumë e rëndësishme. Qartazi qeverisja në Shqipëri ka të përcaktuar që aleati dhe partneri strategjik i të majtës është Erdogan, ndërsa i Berishës dhe PD është Athina. Socialistët janë të përcaktuar në një partneritet me Turqinë edhe prej influencës që ka Turqia mes lindjes dhe perëndimit. Roli i Turqisë është determinant. Pas 34 vitesh vihet në vendi dinjiteti i besimtarëve myslimanë. Pas shumë pengesave të qeverisë Berisha apo Nano, që penguan dhënien e lejes për xhaminë e Namazgjasë.’