Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe është dënuar me 2 vite shërbim prove nga Gjykata e Posaçme, lidhje me akuzat për mosdeklarim të pasurisë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkoi që Tushe të dënohej me 1.5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. Tushe ka pak muaj që ka përfundur dënimin e tij me e 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazis në tendera.
SPAK nisi një hetim tjetër ndaj ish-kryebashkiakut, pasi akuzohej për fshehje pasurie. Nga hetimet për pasurinë e tij, të nisura që në vitin 2021, SPAK ka dalë në përfundimin se Tushe ka kryer deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë e tij. Sipas SPAK, Tushe nuk ka deklaruar blerjen e apartamentit në Lungomare dhe mobilimin në vlerë 2.2 mln lekë si dhe as blerjen e dy makinave me vlerë 46.910 euro.
Në deklaratën e pasurisë të bërë nga viti 2017 deri në vitin 2020, Tushe nuk ka deklaruar asnjë shpenzim për apartamentin që ka në Vlorë, por është provuar se ai është pronar “de facto” i apartamentit, i cili tashmë është sekuestruar. Ndërkohë që pas largimit nga detyra, të vitit 2021, Tushe nuk ka deklaruar se ka marrë hua nga një person me iniciale I. L., megjithatë shuma e borxhit të marrë nga ish-kryebashkiaku nuk është bërë me dije nga SPAK. Po ashtu, ka tentuar edhe të fshehë blerjen e dy makinave, të dyja me vlerë 46.910 euro.
Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite. Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin. Ai rikthehet në burg për të përfunduar pjesën e mbetur, këtë radhë për veprën penale të Shkeljes së barazisë në tendera.