Në seancën paraprake për dosjen sterilizimi ku është i pandehur edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, dy prokurorët e SPAK sapo kanë përfunduar leximin e kërkesës për gjykim e cila ishte 156 faqe.
Për ish-ministrin Beqaj siç mëson nga burimet e saj brenda në proces gazetarja Anila Hoxha, prokurori i çështjes tha se ish ministri ka shperdoruar detyrën duke dëmtuar interesat e ligjshme te shtetit dhe jo për të favorizuar koncesionarin.
Ish ministri dhe avokati i tij kërkuan sqarim se cilin nga variantet e shpërdorimit të detyrës ka kryer.
Gjyqi paraprak i radhës për Ilir Beqaj u la në datën 17 tetor ora 9:00.