Inida Gjuzi ose e njohur ndryshe me emrin Zhaku ka folur në Euronews duke komentuar zhvillimet e fundit në SPAK.
Këngëtarja vë theksin te Monika Kryemadhi të cilën e cilëson si “kuçedër” dhe është gati të “presë koka të mëdha”.
Në një lidhje direkte me panelin e këtij televizioni, Zhaku shpreh bindjen se kryeministri Edi Rama do të hyjë në burg, ndërsa nuk ngurron të përgëzojë edhe punën e Prokurorisë së Posaçme.
Në fjalën e saj, Gjuzi tha: Duke pasur parasysh sesi po vepron më në fund SPAK, të cilin e përgëzoj shumë. Jam shumë e lumtur që më në fund po vihet drejtësi. Këta njerëz po marrin dënimin që meritojnë, urojnë të shtohen. Të vazhdojë SPAK, ka mbështetjen tonë maksimale.
Rama do hyjë në burg. Tani Monika Kryemadhi… na ka bërë një nder të madh ky Zoti i madh se na solli SPAK dhe SPAK na krijoi mundësinë tani që të kemi një kuçedër si Monika Kryemadhi, me një derro shpatë në dorë, e cila do ua presi kokat këtyre të gjithëve”.