Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në aktivitetin e Prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve në Ferma, një program i rëndësishëm në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë dhe fermerëve.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali u shpreh se kjo Skemë është pjesë e politikave për nxitjen dhe mbështetjen e zhvillimit të bujqësisë, por edhe përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale.

“Dëshiroj të nënvizoj që në fillim se kujdesi për zhvillimin e fshatit dhe të bujqësisë ka qenë dhe do të vijojë të jetë një prioritet i qeverisjes sonë. Programet tona i trajtojnë në mënyrë shumëplanëshe çështjet e fshatit dhe të bujqësisë, duke harmonizuar mbështetjen për prodhimin bujqësor e fermerët, me shtimin e shërbimeve në zonat rurale. Ne nisemi nga qëllimi që investimet publike në bujqësi e zonat rurale të ndihmojnë zbutjen e pabarazive në zhvillim.”-u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit nënvizoi se janë miratuar ligje dhe janë marrë masa që mbështetja financiare për bujqësinë të shkojë tek fermerët.

“Vitet e fundit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mjaft ligje apo ndryshime ligjore që mbështesin zhvillimin bujqësor e rural, si për titujt e pronësisë, mbrojtjen e tokës, menaxhimin e integruar të burimeve ujore etj.

Kemi mbështetur e ratifikuar mjaft marrëveshje të Qeverisë me qeveri e organizata partnere, për mekanizma dhe burime të mbështetjes së zhvillimit bujqësor e rural, menaxhimin e rreziqeve të zhvillimit bujqësor, mbështetjen e agrobiznesit etj.

Skema Kombëtare e Investimeve është një mekanizëm për të rritur, mbrojtur dhe modernizuar prodhimin e fermave, nëpërmjet masave si rritja e mekanizimit, kujdesi për serrat, mbrojtja prej faktorëve natyrorë, mbarështimi i kafshëve dhe rritja e peshkut.

Jam e bindur se kjo nuk është gjithshka për të cilën fermerët kanë nevojë. Bujqësia dhe zhvillimi rural gjithmonë do të kenë nevoja që rriten, por programi për të cilin po diskutojmë sot është një hap i madh përpara drejt mbështetjes së tyre.”-u shpreh Spiropali.

Nëse gjeni papilloma në trupin tuaj, bëjeni këtë menjëherë
Trajtimi i papillomës | Kërko reklama