Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të premte një takim me rektorë dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë publike dhe jo publike. Spiropali deklaroi se në vitet e fundit, Kuvendi ka miratuar një sërë rregullash dhe ligjesh për përmirësimin e arsimit të lartë, duke theksuar se “duhet të punojmë mënyra inovative për financime dhe për të forcuar lidhjet mes sektorit publik dhe privat”.
Kryreparlamentarja shtoi se sfida më e madhe është financimi, ndërsa u shpreh se ‘duhet të punojmë mënyra inovative për financime dhe për të forcuar lidhjet mes sektorit publik dhe privat’. “Kam kënaqësi të them se një nga prioritetet e Kuvendit është garantimi i mbështetjes legjislative dhe financiare për ju për të patur një shërbim sa më të mirë në fushën e edukimit universitare, me standarde europiane. Arsimi është investimi më i mirë i shoqërisë, motori kryesor i zhvillimit ekonomik, social dhe politik i vendit.
Në vitet e fundit, Kuvendi ka miratuar një sërë rregullash dhe ligjesh për përmirësimin e arsimit të lartë. Këto reforma janë projektuar për të mbështetur universitetin, duke promovuar transparencën, efikasitetin dhe standardet më të larta në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Mirëpresim rekomandimet dhe sugjerimet tuaja për përmirësime të nevojshme sepse e dimë që është proces dinamik që kërkon përditësim të vazhdueshëm në përputhje me nevojat e shoqërisë dhe tregu i punës. Një nga sfidat më të mëdha është financimi. Duhet të punojmë mënyra inovative për financime dhe për të forcuar lidhjet mes sektorit publik dhe privat.
Nga ana e Kuvendit, do të vazhdojmë të mbështesin nismat që rrisin financimet e universiteteve dhe krijimin e një sistemi më të qëndrueshëm për menaxhimin dhe alokimin e fondeve. Inkurajoj universitetet pjesëmarrjen në projekte europiane, shembuj të tillë janë bërë realitet dhe për këtë ju përgëzoj, të cilat janë bërë shembull, të cilat jo vetëm diversifikojnë burimin e financimit por edhe rrisin cilësinë përmes shkëmbimit të përvojave dhe personeleve akademike. Është thelbësore synimi për krijimin e platformave bashkëpunimi mes universiteteve dhe kuvendit. Nxisin projekte të përbashkëta kërkimore dhe mbështesin inovacionin në fusha strategjike në vendin tonë”, tha Spiropali.