Gjatë vizitës në Vatikan, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali vizitoi Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, ku ruhet “Meshari” i Gjon Buzukut.

Kryeparlamentarja u shpreh se, “Meshari” i Gjon Buzukut është libri i parë në gjuhën tonë amtare, botimi që është njëkohësisht produkt i Rilindjes Evropiane.

Spiropali theksoi se, ky libër është një provë e lidhjeve mes kulturës shqiptare dhe kësaj epoke të viganëve të kulturës evropiane.

“Në prag të Ditës së Alfabetit, në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit, ku ruhet “Meshari” i Gjon Buzukut, libri i parë në gjuhën tonë amtare, botimi që është njëkohësisht produkt i Rilindjes Evropiane.

Një provë e lidhjeve mes kulturës shqiptare dhe kësaj epoke të viganëve të kulturës evropiane, e atij kontributi që na vendos denjësisht mes popujve që i kanë dhënë kulturës botërore dhe njerëzimit”, u shpreh Spiropali.