Luciano Spalletti ka bërë të ditur se do të ftojë në do ndeshjet e tetorit të kombëtares Italiane në Ligën e Kombeve edhe Daniel Maldinin, djalin e Paolo Maldinit, nipi i Cesare Maldinit. Një surprizë e bukur kjo te Kombëtarja e kaltër, e cila ka vuajtur gjatë viteve të fundit sidomos në fazën e sulmit. Daniel është pjesë e Monzas këtë sezon, aty ku është duke realizuar paraqitje mjaft të mira, të cilat kanë bindur edhe strategun italian për t’i dhuruar ftesën e parë me kombëtaren A.
“Pisili dhe Maldini? Këto dy emra janë në listën e madhe, i kemi përfshirë dhe na bëhet qejfi që janë forca të reja që mund të vijnë te ne dhe japin një kontribut që të rregullojmë gjërat pasi nuk kemi bërë një Europian të madh”, tha sot Spalletti.