Disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu.
Në disa zona është kriujuar trafik i rënduar, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut.
Prej orëve të mesditës dhe deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.
Në orët e vona të mbrëmjes, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik, në pjesën më të madhe të vendit, intensiteti i reshjeve bie duke mbetur prezente të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Ndërsa në juglindje kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.