Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE Silvio Gonzato, lidhur me progres raportin e për vitin 2024.
Ambasadori i BE Silvio Gonzato u pyet lidhur me tensionet e krijuara në Parlament. Ai nënvizoi se Opozita duhet të ulet në tryezë dhe se dhuna nuk është forma e duhur për të gjetur zgjidhje.
“Kur jam pyetur për situatën publike, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, që janë për të ndryshuar mënyrë se si funksionon e gjithe shoqëria, opozita duhet të ulet në tryezë. Jam përpjekur të bëj thirrje dhe ta mbaj të përfshirë opozitën. Pak ditë më parë kam thënë që suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve dhe të gjithë duhet të jenë autorë. Ka mënyra për të shprehur mospajtim. Nuk mendoj se dhuna është mënyrë, por ka mënyra të tjera për t’u angazhuar në dialog”,, tha ambasadori i BE.