Fituesi i trofeut ‘Topi i Artë’ në futboll për vitin 2024 do vendoset më 28 tetor në Paris. Kur ethet po shtohen, tanimë ka një ndryshim në mënyrën e përzgjedhjes së fituesit.
Siç bën me dije gazetari Mario Cortegana, fituesi i këtij çmimi nuk do ta dijë se është shpallur i tillë deri në momentin e hapjes së zarfit. Kjo është një risi në krahasim me edicionet e kaluara kur fituesi e kishte mësuar paraprakisht se ka fituar çmimin dhe rrjedhimisht kishte dhuruar një intervistë për ‘France Football’.
Vinicius Junior dhe Bellingham të Real Madrid, si edhe Rodri i Man. Cityt janë tre emrat më me peshë që do kërkojnë të ngrejnë çmimin më të madh individual në botën e futbollit.