Helena Kace është një studente në vitin e parë në degën Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ajo ka lindur në Tiranë dhe është shkolluar në gjimnazin Petro Nini Luarasi. Helena Kace u angazhua fillimisht në vullnetarët e Bashkisë Tiranë, më pas ajo ishte pjesë e FRESSH nëpërmjet platformës “Zgjedh të të jem aktivist”.
Pas platformës Helena u vendos si Koordinatore e Gjimnazeve të Tiranës për rininë e Partisë Socialiste.
Babai i saj me origjinë nga Berati është nënpunës pranë Gjykatës Kushtetuese dhe vjen nga një familje e vjetër beratase.
Helena u evidentua nga Kryeministri Rama gjatë një udhëtimit të Kryeministrit me shqiptarët e Athinës dhe më pas u promovua nga vetë ai në disa hapësira nga Kongresi i Partisë Socialiste deri tek Asambleja Kombëtarë si anëtarja më e re./Lexo.al