Ylli i Real Madritit dhe kombëtares franceze, Kylian Mbappe akuzohet se ka përdhunuar një vajzë gjatë kohës që ai ndodhej në Suedi. Sipas gazetes suedeze Expressen, kur Mbappe vizioi Stockholm një kallëzim u ngrit në polici se një vajzë ishte abuzuar seksualisht, por nuk u dhanë detaje se kush ishte i akuzuari. Sipas tyre, personi i akuzuar është pikërisht Mbappe.
“Sipas informacioneve të marra nga Expressen, policia po heton yllin madrilen sepse dyshohet se ai ka abuzuar seksualisht me një vajzë”, shkroi gazeta.
Pas lajmeve, reagoi Mbappe që e quajti këtë lajm të rremë. Por ai nuk u ndal deri këtu, por akuzoi edhe ish-skuadrën e tij të futbollit Paris Saint-German, se fshihet pas këtyre akuzave.
“Lajme të rreme! Çudi që u përhapën tani që po afron seanca gjyqësore,”* shkroi Mbappe në X.
Ylli francez është në gjyq me ish-skuadrën e tij PSG pasi ai pretendon se ish-klubi i tij ende nuk e ka paguar. Mbappé pretendon se kampionët francezë në pronësi të Katarit i detyrohen 55 milionë euro. Pas kësaj, PSG iu përgjigj ish-lojtarit të tyre, se për të është më e lehtë të fajësojë klubin për gjithçka që i ndodh.
“Sinqerisht, është një turp. PSG është përgjegjëse për çdo gjë rreth tij. A ka shënuar ai ndonjë gol (përveç penalltive) me Madridin? Është faji i PSG-së. Ai ka humbur ndeshje me kombëtaren e Francës, edhe pse ai thotë që është, por ai nuk është i lënduar? Është faji i PSG-së. Tani PSG-ja po bën lajme edhe në Suedi. Ta injorojmë dhe ta mbajmë nivelin tonë”, iu përgjigj klubi.
I kontaktuar nga AFP të hënën, stafi dhe menaxherët e Mbappe thanë se nuk kishin njohuri për një ankesë ligjore të bërë kundër tij.