Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Melyshi në mbledhjen me kryetarët e bashkive dhe disa ministra, e pyeti kryeministrin Edi Rama lidhur me të dëmtuarit nga tërmeti i viti 2019.
Si pasojë, Rama tha se do të përpiqen të bëjnë një projekt strehimi social për familjet në nevojë, duke gjetur kështu një mundësi për t’i ndihmuar.
“Nëse unë nuk jam gabim, bëhet fjalë për të dëmtuarit nga tërmeti i 2019. Nuk kemi vetëm rastin e Mirditës, kemi pasur dhe raste të tjera, të cilat i kemi lënë në përgjegjësinë e bashkive për kushtet e strehimit sociale. Thënë kjo patjetër që duhet të bëjmë një diskutim, si të ndihmojmë bashkinë të bëjë një projekt të strehimit social. Do të përpiqemi të gjejmë një mundësi se nuk dua të them gjëra që mund të rezultojnë të pamundura”, u shpreh Rama.