Thellohet skandali në Itali, ku ultras të Milanit dhe Interit ishin të përfshirë me anëtarë të mafies.
Ndërkohë edhe më e rëndë duket situata në kampin zikaltër ku në përgjime del edhe zv.Presidenti njëherësh legjendë e klubit zikaltër Havier Zaneti.
Siç dalin nga përgjimet e fundit legjenda e Interit kishte kontakte të vazhdueshme me kreun e ultrasve të Interit, Marko Ferdiko.
Në një bisedë ems këtij të fundit dhe ish-mbrojtësit zikalëtr Marko Materazi, Ferdiko i bën me dije se kishtë mësuar nga Zaneti se “kishte disa funksionarë të Policisë të cilët po monitorojnë tribunën e ultrasve për atë që i ka ndodhur të gjorit Vitorio”.
Këtu ai i referohet vrasjes së liderit historik të interistëve, Vitorio Boioki, i vrarë në vjeshtën e vitit 2022.
Megjithatë pritet thellimi i mëtejshëm i hetimeve pë të mësuar më shumë rreth rolit të gjithësecilit.