Mrekullia si në Leipzig nuk u arriti këtë herë. Pavarësisht paraqitjes monumentale të portierit Perin, e kompletuar me një penallti të pritur, Juventusi u mund 1-0 në shtëpi nga Shtutgarti, në xhiron e tretë të Champions League.
Ishte një ndeshje e dominuar nga gjermanët, për të cilën tekniku i bardhezinjve deklaroi: “Skuadra gjermane me siguri e meritoi fitoren, ajo bëri më mirë se ne që në fillim. Do të duhet ta kalojmë humbjen shpejt, për t’u kthyer sërish fuqishëm kundër Interit”.
Juventusi ishte në vështirësi të mëdha që në fillim: “Ne nuk ishim në gjendje të merrnim kontrollin e lojës, e patëm topin në këmbët tona vetëm disa herë. Stuttgarti është sigurisht një ekip i vështirë për t’u përballur, luajti më mirë se ne dhe mori fitore të merituar”.
Bardhezinjtë ishin shpesh në mëshirën e lojës së gjermanëve: “Ne vuajtëm nga ritmi dhe loja e tyre, luftuam për të imponuar idetë tona në fushë. Ka shumë gjëra për t’i analizuar nëse flasim për dallimin mes futbollit italian dhe atij ndërkombëtar. Ne vuajtëm, por duhej të bënim më mirë.
Në sulm duhet të bëjmë më mirë, por edhe në fazën mbrojtëse. Nuk duhej t’ia linim kundërshtarit kontrollin e lojës. Përgjegjësia e madhe është e imja, duhet të përmirësohemi për sfidat e ardhshme”.