Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duket se kanë ndarë rrugët përgjithmonë me njeri-tjetrin, jo vetëm personalisht, por edhe politikisht.
Të paktën kështu la të kuptohej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
I ftuar në emisionin Breaking nga Fiori Dardha në Top News, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të moderatores kur në to përmendej deputetja nën akuzë e PL, Monika Kryemadhi.
Madje Blushi shkoi edhe më tej, kur akuzoi Dardhën se po i drejtonte pyetjet që vetë Kryemadhi ja kishte dërguar.
“A ka vend për zonjën Kryemadhi në Partinë e Lirisë”, u pyet ai.
“Nuk jam këtu për t’ju përgjigjur pyetjeve që zonja Kryemadhi ju ka dërguar në celular”, tha ai.
“Po rëndoni pozitën e Partisë së Lirisë dhe zotit Meta. Nuk më intimidoni dot, nuk bie në grackën tuaj”, iu përgjigj moderatorja duke mbyllur kështu edhe bisedën mes tyre.