Clemens Meyer, Florian Gantner, Dejan Atanackoviç, shkrimtarët më të njohur aktualisht në Europë kanë mbërritur në Tiranë.
Janë 11 autorë të huaj e më shumë se 20 shqiptarë që do të reflektojnë njeriun e sotëm, atë që bën politikën dhe letërsinë e ditëve të sotme në Tirana Gate.
Festivali ndërkombëtar “Tirana gate” do të rrugëtojë për tri ditë me panele diskutimi e lexime skenike në sallën e koncerteve të Liceut Artistik, nga mëngjesi e deri në mbrëmje.