Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Kolegjin e Europës në Tiranë, një tjetër projekt i rëndësishëm në rrugëtimin e përafrimit të universiteteve tona me standardet europiane. Usula Von der Leyen: Dita e sotme është fillim i ri, miq tw ri, ëndrra të reja. Kjo ceremoni është shumë më thjesht se fillimi i një viti të ri akademi. Kur kontinenti ynë ishte shkatërruar një grup pionerësh evropian krijon një ide, për udhëheqësit e ri evriopian. Ishte një nga tullat e para të integrimit evropian. E gjitha filloi me një kolegj, pas 40 vitesh ishte vetë i madh. Siç thuhet ‘gjërave të mira ‘u hapim derën dhe kur vijnë vijën njëherësh’, dhe ja ku jemi.
Jemi në një moment të rëndësishëm dhe familja jonë po përgatitet për një ribashkim me të gjithë popujt. Negociatat për anëtarësim të Shqipërisë kanë hyrë në fazë të re. E diskutuam dhe thamë se nëse ecin gjërat do mund të hapen deri në fund të vitin të ardhshëm do të hapim negociatat për të gjithë grupkapitujt. Në këtë moment deçiviz, ky qytet është pararoja e integrimit europian. Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtarë me të drejta të plota në BE.
Sot kjo erë ndryshim po fryn këtu, dhe jo vetëm në BP. Ka erëra që fryn në drejtim të kundërt, Rusia ka hyrë në Ukrainë për faktin se Ukraina donte të bëhej pjesë e BE. Po punojnë për të destabilizuar vendet që duan të hyjnë në BE, sjellin në vëmendjen konfliktet e vjetra. Ky është realiteti, me këtë duhet të përballet brezi juaj. Unë besoj që duhet të jemi edhe më aktiv se ç’kemi qenë, nuk duhet të rrimë duarkryq. Brezi juaj në BP dëshiron të bëjë hapa para, shumica prej jush keni lindur pas luftërave, ju besoni fort te Evropa dhe meritoni të dini që edhe Evropa beson te ju. Besojmë që do sjellin energji të reja, është shtëpia e kaq shumë talenteve, shikoni këtë qytet të mrekullueshëm. Tirana nuk është çudi që tërheq mendje si tuajat.
Aeroporti po rritet shpejt, është parajsë për inovatorët dhe me se çfarë më kanë thënë edhe jeta e natës është e gjallë, mos rrini shumë vonë nëse keni shkollë të nesërmen. Ka ardhur koha që të ecim para me shpejtësi maksimale, ky ka qenë objektivi im. BE nuk është destinacioni i udhëtimeve tuaja, jemi bashkëudhëtarët tuaj. Çdo reformë do të sjellë investime të reja.