Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë” do të zhvillohet të hënën, edicion në të cilin, për herë të parë që nga viti 2003, do të mungojnë njëkohësisht yjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Jordi Alba foli për këtë në prag të ndeshjes që Inter Miami do të luajë kundër Atlanta United në ‘play off’-in e MLS: “Për mua Leo duhet të jetë gjithmonë aty, ndoshta nuk i kanë dhënë rëndësi sepse luan në SHBA, por ai vazhdon.
Për mua ai është padyshim më i miri në botë dhe me Argjentinën, ai është më i miri dhe e ka treguar gjithmonë, por tani ka fytyra të reja”.
‘Play-off’-i i MLS-së: “Tashmë do të jetë e qartë se cilët janë kandidatët kryesorë për titull. E kisha thënë që mund të fitonim, jo thjeshtë sepse kemi individë, por për shkak të punës që po bëjmë në fushë. Një punë spektakolare. Mendoj se jemi më të fortë në shtëpi, me njerëzit tanë”, tha ish-mbrojtësi i Barcelonës.