Ylli brazilian Neymar është rikthyer nga dëmtimi që e mbajti jashtë fushave të lojës që nga tetori i vitit 2023. Trajneri i skuadrës së Al Hilal, Jorge Jesus, në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se ende nuk dihet se kur do ta shikojmë në fushë sulmuesin.
“Neymar është lojtar mjaft i rëndësishëm për ne dhe për ligën saudite në përgjithësi. Sidoqoftë, nuk mund ta specifikoj një datë fikse për rikthimin e tij. Ne duhet ta rishikojmë situatën në janar”, deklaroi ai.