Ish-presidenti i SHBA njëkohësisht edhe kandidati republikan Donald Trump ka folur për gabimin më të madh që ai ka bërë gjatë kohës kur ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një interviste në podacstin e Joe Rogan, Trump tha se gabimi më i madh i presidencës së tij 2017-2021 ishte zgjedhje e njerëzve të gabuar.
“Neokonët ose njerëz të këqij ose njerëz të pabesë,” tha ai duke iu referuar neokonservatorëve, politikëbërësve që mbështesin një politikë të jashtme ndërhyrëse të SHBA.
Më tej ai e quajti ish-shefin e tij të stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly si një njeri të dobët.
“Një djalë si Kelly, i cili ishte një ngacmues, por një person i dobët,” shtoi Trump.
Trump gjithashtu e përshkroi ish-këshilltarin e tij të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton si “një idiot”, por ndonjëherë ishte i dobishëm.
Teksa u pyet për liderin Koresë së Veriut Kim Jong Un, Trump u shpreh se e njihte “shumë mirë”.
Ish presidenti thotë se i kishte kërkuar Kim Jong Un të ndalonte ndërtimin e rezervave të tij të konsiderueshme të armëve.