Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e kësaj të hënë në Tiranë.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se masa për arrestimin e Metës janë dhënë nga prokuror Sotir Kllapi, Altin Dumani dhe Erjon Çela ditën e djeshme.
Ndër të tjera gazetarja Hoxha raporton se shoferi i kreut të PL-së ka bërë rezistencë policisë dhe agjentëve të BKH-së.