Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar një foto nga takimi që ka pasur me dy ikona të kinematografisë shqiptare, aktorin Robert Ndrenika dhe regjisorin Edmond Tare.

“Është gjithmonë kënaqësi ta nisësh ditën me ikonat e kinemasë shqiptare, Robert Ndrenika dhe Edmond Tare. Faleminderit për dozën e optimizmit, që nuk mungon asnjëherë”, theksoi Veliaj.