Elios Ago, vetëm 4-vjeç ka mahnitur publikun me talentin e tij në muzikë.
I ftuar në “Vizioni i Pasdites” së bashku me gjyshin e tij, Gëzim Ago, Elios na ka treguar se dëshira e tij më e madhe është muzika, saktësisht klarineta.
Gjyshi i tij, u shpreh se është një traditë e trashëguar, pasi dhe vetë ai ka dashur të vazhdonte muzikën. Gëzim Ago gjithashtu tregon se nëpër festa familjare, Elios gjithmon i bije klarinetës.
“Kam takuar disa profesionistë që merren me muzikë dhe më kanë thënë që është talent. Ndiqeni të marrë pjesë në muzikë. Më pëlqen shumë të merret me klarinetë. Edhe mbrëmjen e kaluar në një festë familjare ka kënduar disa këngë. Tekstet i mëson vetë”, tha gjyshi.
Nga ana tjetër, Elios pasi këndoi një këngë në studio tha se i pëlqen më shumë muzika se sa sporti.