Një vajzë është ankuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan se është ngacmuar seksualisht nga mjeku imazherist Pëllumb Hysko në klinikën e tij private “Moskat”. Ajo thotë se shkoi për një problem shëndetësor, por përfundoi që mjeku po i fuste duart.
Në këtë pikë një paciente që ka proobleme me mesin shkon të verifikojë situatën. Ajo ankohet për dhimbje mesi, por mjeku nis ta komplimentojë për fizikun, duke kërkuar t’i bëjë eko gjiri e kontroll mitre. Madje mjeku Hysko i tha se të nesërmen mund të shkonte në sanatorium ku ai punon që të bënte kontroll pa letra e pa pagesë.