Aftësitë e tij teknike, driblimet e kundërsharëve dhe asistet për gola i kishte treguar si në Rusi ashtu edhe në Kombëtaren Shqiptare, por tani spikat edhe si golashënues.
Mario Mitaj gjen golin e parë me fasbellën e Al Ittihadit, ku luan përkrah yjeve të futbollit si Benzema apo Kante dhe e bën në stilin e tij, duke dribluar të gjithë futbollistët që i dilnin përpara, sikur të ishte Lionel Messi.
Ishte goli që vulosi fitoren 3-1 (81’) të Al Ittihadit ndaj Al Qadisiya, teksa për herë për ekipin e tij kishte shënuar pikërisht Karim Benzema të parin dhe Dyabi të dytin.
Goli i Mitajt ishte ai i qetësisë, pasi ekipit mik në minutat e mbetura iu shuan shpresat për rezultat pozitiv.