Çfarë jave për Lionel Messin! Argjentinasi e nisi me ‘hat-trick’ për Argjentinën kundër Bolivisë. Sikur të mos mjaftonte kjo, legjenda e FC Barcelonës dha edhe dy asistime në të njëjtën ndeshje.
Një paraqitje shumë cilësore për sulmuesin 37-vjeçar. Por si të mos mjaftonte kjo, ish-lojtari i Paris Saint-Germain e bëri sërish, gjatë natës nga e shtuna në të diel, këtë herë me klubin e tij, Inter Miami.
Një ‘hat-trick’ në njëmbëdhjetë minuta…
Në Konferencën Lindore kryeson Inter Miami me 74 pikë. Gjatë natës, “Heronët” fituan shumë lehtë ndaj New England (6-2). Nëse Luis Suarez shënoi një dopietë, bëma e mbrëmjes vjen nga Lionel Messi.
Zëvendësues në fillim, ‘Pleshti’ hyri në fushë në minutën e 58-të të lojës dhe kapiteni i Albiceleste u fut shpejt në aksion, duke shënuar një ‘hat-trick’ në hapësirën e njëmbëdhjetë minutave (78’, 81’, 89’).
Në moshën 37-vjeçare, Lionel Messi vazhdon të arrijë majat, pasi ai sapo ka mbyllur një javë me gjashtë gola në dy ndeshje.
🇦🇷💫 Lionel Messi (37) scored an 11-minute hat-trick for Inter Miami vs. New England! 😍
He surpasses Leonardo Campana’s record (32) to become Inter Miami’s all-time 𝐓𝐎𝐏 scorer with 33 goals 🐐🎩
— CentreGoals. (@centregoals) October 20, 2024