Cristiano Ronaldo u bë sërish protagonist në ndeshjen mes Portugalisë dhe Polonisë për Nations League, duke arritur në 133 gola me kombëtaren e tij. Gjatë ndeshjes, një tifoz zbriti në fushë për të bërë një selfie me yllin portugez, i cili po dilte për t’u zëvendësuar.
Pavarësisht ndërhyrjes së rojeve të sigurimit dhe shokut të tij të ekipit Bernardo Silva, Ronaldo i qetësoi ata dhe i dha kohë tifozit të bënte foton. I patrazuar nga kjo situatë, Ronaldo tregoi edhe një herë dashurinë dhe durimin që ka për fansat e tij. Ky është vetëm një episod në një vit ku Ronaldo është përballur shpesh me raste të tilla, por duket se e shijon vëmendjen e fansave të tij.