Një video e shpërndarë nga disa kanale pro-ruse në rrjetin “Telegram” pretendon se Rusia ka përdorur bombën më të fuqishme jo-nukleare në Ukrainë.

Pamjet tregojnë momentin e shpërthimit masiv, ndërsa një re tymi në formë kërpudhe formohet mbi qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit, në Ukrainë.

Ndërkaq, Moska nuk ka patur një konfirmim ose mohim zyrtar nga ana e Moskës, në lidhje me faktin se ushtria ruse mund të ketë përdorur bombën termo-barike ODAB-9000.

Shpërthimi masiv vjen pak pasi trupat ruse morën qytetin strategjik të Vuhledarit në rajonin e Donetskut pas disa muaj luftimesh.

E njohur si “nëna e të gjitha bombave”, ODAB-9000 shkakton një shpërthim, i cili gjeneron presion dhe nxehtësi tejet të lartë, të cilat mund të jenë vdekjeprurëse edhe nëse personat aty pranë janë të fshehur në bunkerë ose ndërtesa.

VIDEO

Kjo bombë është e dizenjuar për të shkatërruar pozicionet armike në një rreze të gjerë. Shpërthimi termobarik shkakton një valë të zgjatur dhe vakum, të cilat mund të shkatërrojnë ndërtesa, si edhe të shkaktojnë dëmtime të brendshme tek personat që gjenden brenda rrezes së saj.

Megjithatë, sipas mediave ndërkombëtare, disa ekspertë dyshojnë se shpërthimi që shihet në video është ai i një bombe termobarike. Kjo, pasi bomba ODAB-9000 është aq e rëndë, saqë do të duhej të lëshohej nga një bombardues strategjik rus, siç janë bombarduesit TU-160, TU-95, ose TU-22M3.

Për më tepër, aeroplane do të duhej të fluturonte ulët dhe pranë shenjestrës, çka do ta bënte të lehtë për raketat tokë-ajër ukrainase ta goditur, ndërsa nuk është regjisitruar asnjë lëvizje e bombarduesve të tillë.