Më 29 tetor, rojet civile spanjolle shpëtuan me helikopter një fëmijë të bllokuar në shtëpinë e tij nga përmbytjet e furishme që kanë pushtuar juglindjen e vendit, raporton A2 CNN.

Stacionet e radiove dhe televizioneve po merrnin qindra telefonata nga qytetarë të bllokuar ose në kërkim të të afërmve, ndërsa shërbimet e emergjencës hasën vështirësi për të arritur në të gjitha zonat e prekura. Autoritetet në zonat më të goditura këshilluan qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën e ngjarjeve ekstreme. Meteorologët besojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila rrit avullimin e ujit, ndikon në intensitetin e reshjeve të shiut.

Sipas mediave spanjolle, të paktën 50 persona kanë humbur jetën deri tani nga përmbytjet.

Video eshte perpunuar nga Tema

@gazetatema Përmbytjet në Spanjë/ Momenti kur helikopteri shptëton fëmijën që po mbytej #lajmeshqip #lajmetefundit #viralvideos ♬ original sound – Gazeta TemA