Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut ka dënuar ashpër masën e Koresë së Veriut për të hedhur në erë pjesën veriore të rrugëve ndërkoreane që lidhin të dy vendet.

Kim Yo-yong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha sot se ishin siguruar “prova të qarta” se forcat e armatosura të Koresë së Jugut ishin pas infiltrimeve të mjeteve ajrore pa pilot në hapësirën ajrore mbi Phenian, raportoi Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

Koreja e Veriut shpërtheu sot pjesë të rrugëve dhe linjave hekurudhore ndër-koreane nga ana e saj e kufirit shumë të fortifikuar midis dy Koreve, duke bërë që ushtria e Jugut të lëshonte të shtëna paralajmëruese.

North Korean State Media has released Footage showing the Detonation of the Gyeongui and Donghae Road and Railways earlier today, within the Korean Demilitarized Zone. With the Destruction of these Lines marking the End of all Transit Routes between the North and South. pic.twitter.com/dxOf2YFfv4

— OSINTdefender (@sentdefender) October 15, 2024

Tensionet janë rritur në gadishullin korean pasi Pheniani tha javën e kaluar se do të mbyllte përgjithmonë rrugët dhe hekurudhat ndër-koreane dhe do të forconte më tej zonat në anën e tij të kufirit. Regjimi i Koresë së Veriut është ankuar gjithashtu për fluturimet me dron që tha se hodhi fletëpalosje propagandistike plot me “thashetheme nxitëse dhe marrëzi” në kryeqytet dhe akuzoi Seulin si përgjegjës.

Pheniani paralajmëroi të dielën, se dërgimi i një droni tjetër do të konsiderohet si “shpallje lufte”. Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, Kim Jong-hyun mohoi çdo përfshirje. Megjithatë, stafi ushtarak i Koresë së Jugut më vonë tha se “nuk mund të konfirmojë nëse pretendimet e Koresë së Veriut janë të vërteta apo jo” .

VIDEO